Milani humbet liderin teknik dhe mendor! Tani nis testi i vërtetë. Ekuacionet e Stefano Piolit

Një mini-test! Të paktën kështu shpresojnë nga Milanello. Sepse në fund të fundit, Ibrahimovid do të jetë jashtë të paktën 10 ditë, por shpresa e klubit dhe stafit mjekësor është që kjo periudhë rehabilitimi të mos shkojë më shumë.

Nëse do të konfirmohej rezultati i analizave të sotme, suedezi do të mungonte tre ndeshjet e ardhshme: një të Serie A dhe dy të Europa League. Lille, Fiorentina dhe Celtic.

E fortë ndaj ekipit francez, sidomos nisur nga humbja e pësuar 3-0 në “San Siro”, ku nuk mjaftoi edhe prania e Ibrahimovic në fushë. Më të lehta në letër dy të tjerat.

Nëse do të zgjatej më shumë pushimi i Zlatanit, do të mungonte edhe ndaj Sampdorias: asgjë e pamundur!

Dhe në përgjithësi, kalendari i “Djallit”, edhe pse me ritme të çmendura dhe i ngjeshur, nga këtu deri në 20 dhjetor nuk parashikon asnjë big match, duke lënë mënjanë ndeshjen ndaj surprizës Sassuolo!

Por, edhe ky quhet test! Sepse deri tani Ibrahimovic është faktori që bën të funksionojë ekuacioni Milan. Po sikur ta heqësh a do të ndryshojë rezultati? Ndoshtajo, por kjo pyetje tani meriton përgjigje që do të vijnë në fushë.

A është ky Milan gati për titull? Ndoshta, nëse gjithçka shkon ashtu si duhet. Për momentin kryeson renditjen por ka qenë Ibra, përveç dy ndeshjeve ndaj Spezia dhe Crotone.

Milani tani duhet të nisë të mendojë për alternativat e mundshme, sidomos nisur nga fakti se edhe dy titullarë të tjerë do të mugojnë (gjithashtu nuk dihet se deri kur).

Po flasim për Saelemaekers dhe Rafael Leao. i riu Colombo – edhe pse ndaj Napolit hyri në fushë i vendosur, nuk duket ende gati për të trashigimuar sulmin.

Milani nuk ka një zëvendës Ibra dhe ndoshta vetëm Rebic mund ta bëjë deri diku. Në fakt, Zlatan është finalizuesi i vërtetë i aksioneve dhe jo vetëm kaq, por një lider dhe regjizor i fshehur atëherë kur ekipi vuan.

Përveç kësaj, është zgjidhja më e lehtë: A pason te B! Praktikisht, çdo top shkon te ai kur ekipi ka nevojë për mbështetje dhe frymëmarrje.

Ekipi bëri pa Stefano Piolin dhe ndihmësin e tij në stol, por a do të bëjë pa Ibrahimovic? Kjo duhet parë!

Ndërkohë, studiohen alternativat. Do të jetë momenti edhe i Hauge, që ndaj Napolit në ato pak minuta konfirmoi talentin dhe personalitetin e tij.

Por, do të jetë edhe ai i Brahim Diaz, që nuk luajti. Shumë alternativa që nuk bëjnë një Ibrahimovic të plotë, por në këtë kohë pandemie dhe dëmtimesh, duhet të shtrëngosh dhëmbët.

E sigurtë është që moduli nuk do të ndryshojë aspak! Kjo sepse 4-2-3-1 është ai që i bën të gjithë të shprehen mirë dhe e kanë mësuar përmendësh.

Një zgjidhje do të ishte Rebic qendërsulmues, në pritje të rikthimit të Leao, me Hauge në krah të majtë dhe Brahim Diaz i djathtë.

Këtu do të futej më shumë roli protagonist i Calhanoglu, por në stol do të qëndronin vetëm Daniel Maldini, Castillejo dhe Colombo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu