Një nga talentet më të mira të Gjermanisë nuk do të luajë për Milanin. Pavarësisht kontakteve të fundit, Lazar Samardzic ka zgjedhur një rrugë tjetër në të ardhmen.
Playmaker i lindur në Serbi në vitin 2002 është larguar nga Hertha Berlin. Por ai nuk do ta ndryshojë “ajrin”, pasi skuadra e tij e re është gjithmonë pjesë e Bundesligës gjermane.
Siç është raportuar nga media në Gjermani, Samardzic ka kryer sot ekzaminime mjekësore për Leipzig. Skuadra e pasur nga universi Red Bull siguroi mesfushorin sulmues pa shumë zhurmë dhe kosto të ulët.
Keqardhje për Milanin, i cili e kishte ndjekur dhe i kishte hedhur sytë me kohë. Kosto e operacionit ishin gjithashtu absolutisht e mundshme: Leipzig e rrëmbeu për vetëm 500 000 euro.