Ndryshe nga ndeshjet ndaj Novara, Monza dhe Vicenza, këtë herë Milani e ka pasur më të vështirë për të gjetur golin e parë (pas 40 minutash).
U desh një goditje këndi dhe krosimi perfekt i Calhanoglu në shtyllën e parë që gjeti kokën e Kessie, i cili nuk gaboi. Pak raste për t’u sinjalizuar në 45′ e para dhe një gabim i Theo Hernandez që desh fali golin! Colombo gjithashtu iu afrua rrjetës.
Kujtojmë që ditën e enjte, Milani do të luajë përballë Shamrock Rovers në Europa League (ndeshje teke, turi i dytë kualifikues).
Kjo është miqësorja e fundit në program pasi Milani ka luajtur ndaj Novara, Monza dhe Vinceza, të treja të fituara me rezultatet 4-2, 4-1 dhe 5-1.