Milani gëzon Verona-n! “Heq dorë” momentalisht nga zbulimi i sezonit të shkuar në Serie A!

“Pessina më afër Hellas, Milani lehtëson presionin”. Titulli i Corriere di Verona mbi tratativat e merkatos së klubit verdheblu është zgjedhur mbi futbollistin e talentuar, gjysma e kartonit të së cilit është në pronësi të kuqezinjve!

Milani, i cili ia kishte vënë sytë dhe mund ta blinte me gjysmë çmimi, duket se ka hequr dorë këtë sezon dhe Atalanta, që zotëron kartonin, do të lërë edhe një vit në huazim në Verona, ku ka shkëlqyer me asist, paraqitje dhe gola.

Megjithatë, për momentin, nuk ka asnjë nxitim: “Trajneri Juric, megjithatë, është i etur ta kthejë atë – lexohet te Corriere di Verona – Për Hellas do të ishte një goditje e madhe në merkato”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu