“Milani është lëkura ime e dytë, familja ime! Mezi pres të luaj Champions League me tifozët në San Siro. Janë unikë”

Davide Calabria, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri më 30 qershor 2025, ka dhënë sot disa deklarata për Milan TV:

“Për mua është lëkura ime e dytë, familja ime e dytë. Unë jam rritur këtu, kam qenë këtu për 15 vjet, kam përjetuar shumë emocione si fëmijë dhe tani në ekipin e parë. Jam i lumtur që mundem të vazhdoj këtë udhëtim së bashku”.

Për rinovimin: “Është emocionuese të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku sepse unë jam rritur duke veshur këtë fanellë.

Për mua është një kënaqësi dhe një nder të jem pjesë e kësaj familje. Si unë ashtu edhe klubi jemi të lumtur me këtë rinovim, ne kemi gjetur një marrëveshje dhe mezi prisnim për ta bërë atë publike. Ne jemi të kënaqur të gjithë”.

Për rritjen e tij: “Unë jam pjekur shumë, kam më shumë përgjegjësi tani. Është një rrugë e rëndësishme rritjeje, unë jam i lumtur me atë që kemi bërë dhe rezultatet e marra muajve të fundit”.

Në periudhën e fundit: “Ne kemi përjetuar një periudhë të çuditshme për shkak të pandemisë, por ndoshta kjo na ka bashkuar edhe më shumë dhe ne kemi rikthyer të gjithë dëshirën tonë për t’i treguar tifozëve se çfarë mund të bënim. i kemi arritur qëllimet tona tani. Duhet të rikonfirmohemi”

Champions: “Do të jetë një emocion i shkëlqyeshëm, ishte qëllimi im dhe tani mezi po pres ta luaj në San Siro, duke shpresuar ta bëj para tifozëve”.

Për tifozët: “Ata na dhanë një mbështetje të madhe dhe një nxitje të madhe sidomos në momentet e vështira drejt fundit të kampionatit.

Ishte shumë bukur të shikoja entuziazmin e tyre dhe kjo ngrohtësi nuk ndodh në të gjitha klubet. Tani i pres në San Siro”.

Për të ardhmen: “Unë pres një të ardhme të mirë, me qëllime të mëdha. Ne duhet të kemi një dëshirë të madhe për të demonstruar cilësitë tona në fushë, ne duhet të fillojmë ashtu si e mbyllëm vitin e shkuar dhe ta përfundojmë sezonin edhe më mirë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu