Milani ëndërron Gareth Bale, Real Madrid tani i jep një “superdorë”!

Ëndrra e ndaluar e Milanit në këtë merkato quhet Gareth Bale, sipas “Don Balon”, që përpara disa ditësh hodhi këtë “shashke”.

Kuqezinjtë monitorojnë situatën e uellsianit te Real Madrid, pa ndërhyrë. Marrëdhëniet midis dy klubeve janë të shkëlqyera, pas biznesit të lidhur me Theo Hernandez dhe Brahim Diaz dhe nuk përjashtohet që emri i ish-Tottenhamit të shfaqet gjithashtu në dialog.

Sipas raportimeve nga gazeta angleze “Telegraph”, Real Madrid dëshiron ta shesë lojtarin me çdo kusht, madje duke kontribuar në pagimin e gjysmës së rrogës!

Pagesa e 15 milion eurove për një 31-vjeçar i cili kalon më shumë kohë në stol sesa në fushë nuk pranohet më nga Real Madrid!

Milani mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të hyjë në garë, duke siguruar një lojtar që ka ende shumë për të dhënë dhe që mund të bëjë hapin përfundimtar në cilësi te një ekip tashmë në rritje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu