“Milani, ekip për vend të gjashtë!” Legjenda kuqezi jep parashikimin e tij dhe argumenton zgjedhjen

Kampionati i Milanit do të nisë ditën e hënë në mbrëmje ndaj Bologna. Në orën 20:45, ekipi i Stefano Piolit do të zbresë në “San Siro” pasi arriti kualifikimin në turin e tretë kualifikues të Europa League (mundi Shamrock 2-0).

Pavarësisht afrimeve në merkato, megjithatë, ka nga ata që nuk e shohin për Champions.

Gjatë Sky Calcio Show, Billy Costacurta “shfletoi” kartat e kampionatit, duke e vendosur Milanin në vend të gjashtë. Motivi pse legjenda kuqezi ka vendosur kështu ishte edhe i argumentuar.

“Mund ta kisha vendosur Milanin në vendin e pestë, por jo në mesin e katër më të mirëve sepse ka skuadra të pajisura më mirë, si Napoli për shembull! Sipas mendimit tim, ka të paktën katër skuadra më lart se sa kuqezinjtë: Juventus, Inter, Atalanta dhe Napoli”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu