Milani e nis aty ku e la: paraqitje spektakolare dhe IBRASUPREMACY!

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Zlatan Ibrahimovic #11 of AC Milan celebrates his second goal with his team-mates during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani e rinis aty ku e la, pra me fitore, lojë të bukur dhe shumë raste të krijuara, përveç se një mbrojtje që sërish është treguar në nivel, edhe pse me shumë mungesa.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli arrin që të mposhtë Bologna 2-0 me protagonist tashmë 39-vjeçarin Zlatan Ibrahimovic. Por, numrat e ofendojnë suedezin, që si një gjigant i vërtetë gjen golin e parë me kokë dhe të dytin me penallti.

Milani luan mirë dhe dominon, por edhe shpërdoron shumë kundërsulme, duke gjetur edhe disa pritje deçizive të portierit Skorupski. Calabria duket i papërmbajtshëm në krah të djathtë, por në pjesën e parë Castillejo nuk luan mirë dhe Pioli aktivizon Saelemaekers, një kartë fituese, pasi ndizet edhe më shumë ndeshja.

VIDEO Milan-Bologna, segna sempre Ibrahimovic: la clip del primo gol dei  rossoneri - Mediagol

Calhanoglu vazhdon të jetë dirigjent, ndërsa debutojnë edhe Brahim Diaz dhe Tonali. Theo Hernandez i afrohet golit të tretë, ndërsa në fund Bologna mbetet me dhjetë futbollistë.

Mjaftojnë dy golat e Zlatan, që janë 3 bashkë me Europa League. Nëse kishit dyshime për këtë njeri, bëni mirë që t’i shuani shumë shpejt!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu