Milani u interesua gjatë për futbollistin rus, Alexey Miranchuk.
Por pavarësisht edhe dëshirës së lojtarit për të luajtur te Milani, kjo nuk u realizua.
Futbollisti rus ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Atalanta.
Lajmi bëhet I ditur nga Lokomotiva e Moskës përmes një një njoftimi për shtyp:
“Është arritur një marrëveshje në parim me Atalantën për transferimin e Alexey Miranchuk në klubin italian”.
Transferimi, nga sa lexohet në njoftim, do të jetë përfundimtar, “kur Alexey t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor”.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Lokomotivës. Këtu, së bashku me ju, jam bërë një futbollist profesionist si dhe jam rritur si njeri. Së bashku kemi fituar gjithçka. Nuk po them lamtumirë! Do të takohemi përsëri,”-është shprehur lojtari.