Brenda intervistës së gjatë të dhënë sot për La Repubblica, trajneri i Milanit Stefano Pioli foli për tema të ndryshme, duke përmbledhur sezonin e Rossonerëve dhe duke arritur objektivin Champions League me vendin e dytë.
U fol gjithashtu për polemikat që u ngritën për shkak të penalltive të shumta të dhëna në favor të Milanit gjatë kampionatit. Deri në 20 penallti të dhëna nga gjyqtarët gjatë sezonit, një shifër shumë e lartë kjo që ka bërë veçanërisht që rivalët e rangut të lartë të diskutojnë…
Sidoqoftë, Pioli, dëshironte t’u përgjigjej sinqerisht atyre që treguan Milanin e tij si “të ndihmuar” nga penalltitë:
“Polemika nuk më prek: Unë mendoj se ne merituam edhe më shumë” – pranoi hapur traineri emilian.
Duhet të mbahet mend, sidoqoftë, se penalltitë e dhëna gjatë sezonit ishin pothuajse të gjitha vendime të drejta të ekipit të arbitrave (moviolat i kanë konfirmuar)
Vetëm penalltia e akorduar në Milan-Roma 3-3 (faull nga Mancini ndaj Calhanoglu) u shfaq si një gabim i dukshëm nga Giacomelli, por që si duket shleu gabimin e kontaktit Pedro-Bennacer.
Milan vendosi rekordin si skuadra që ka marrë më shumë penallti në favor në një vit të tërë. 20 penalltitë tejkalojnë rekordin e mëparshëm, të ndarë nga vetë Milan në sezonin 1950-51 dhe nga Lazio vitin e kaluar, në 18.
Pioli gjithashtu foli për diskutimet në lidhje me përdorimin e VAR:
“Duhet të kthehemi në origjinë: ndërhyrje në rast të një gabimi të dukshëm të arbitrit.
Dhe mjaft i besuam imazhit të ndaluar: në një ngecje të figurës mund të dallosh shumë gjëra, por futbolli nuk është statik.
I lejoj vetes ti jap një këshillë përzgjedhësit Rizzoli, që e vlerësoj: ccifte fikse arbitër-VAR, që të alternohen në dy rolet për të pasur një mënyrë të vetme arbitrimi”.