“Milani e mbyll i 10-ti pa Ibra! Nuk kanë as kokë dhe as këmbë… Ekip normal. Çfarë Kessie penalltitë!”

Milani i Zlatan Ibrahimovic mbetet i pari. Para të gjithëve, në Serie A këtë sezon është +8 pikë më shumë se sa renditja e sezonit të kaluar pas 7 javësh kampionat, kur drejtonte Marco Giampaolo. Tani drejton Stefano Pioli, që pikërisht zëvendësoi trajnerin aktual të Torinos!

Por, duke parë numrat, renditja ka pak rëndësi, vetëm Ibrahimovic është faktori! Thjesht duke parë mbrapa, duke bërë dy llogaritje, mendoni se ku ishin kuqezinjtë përpara mbërritjes së tij në 20 Janar.

Tifozët njohin një ekip tjetër dhe drejtuesit e dinë mirë në Casa Milan se gjithashtu ka një ekip tjetër me ose pa Pioli.

Ibrahimovic është ndikuesi i vërtetë dhe ai që zhvendos ekuilibrat, diçka që e kanë pohuar të gjithë. Por, Antonio Cassano shkon edhe më shumë se kaq, ndoshta duke e ekzagjeruar!

Cassano: 'Inter will win the Scudetto. Ibrahimovic is in love with Milan  and will make a difference' | Calciomercato.com

“Jemi ende duke diskutuar Ibrahimovic? Ai ka bërë shumë gola, asist dhe është dominues në zonë. Milani pa Zlatan arrin i dhjeti në renditje”.

Fjalë të ëmbla drejtpërdrejt në Instagram me Bobo Vieri. Një transmetim i drejtpërdrejtë me shumë fjalë futbolli që sigurisht nuk mund ta kënaqin Paolo Maldinin dhe mbase as Ivan Gazidis, edhe pse ishin ata e kërkuan dhe e morën suedezin në Milanello.

“Milani pa Zlatan është një ekip shumë normal pa kokë dhe këmbë! Që kur mbërriti në janar, ai i ka ndryshuar ata dhe ka filluar të përmirësojë shumë lojtarë: Leao, Calhanoglu dhe Calabria janë lojtarë të tjerë.

Milan-Lazio story: quando Ibrahimovic e Cassano acciuffarono i biancocelesti

Sa herë që flas për Ibrahimovic, pas Ronaldo Fenomenit dhe Van Basten, ai është sulmuesi më i fortë që kam parë ndonjëherë”.

“Zlatan është thelbësor: ai shënon, ai di si t’u shërbejë shokëve të tij të skuadrës, luan me ekipin dhe është i kompletuar. Ai është 39 vjeç dhe nuk mund të gjesh as një lojtar të tillë në moshën 25 vjeç.

Deri më tani Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 8 gola në 7 javët e para të kampionatit. Pothuajse një rekord. Sepse askush, me përjashtim të Gunnar Nordahl me 9 gola në vitet 1950-51 dhe 1955-56, ka bërë më mirë.

Zlatan nuk ishte në gjendje të luante dy nga shtatë ndeshjet e para të ligës për shkak të Covid-19, ka humbur penallti dhe madje ka goditur shtyllën, ndryshe do ta kishte barazuar dhe ndoshta kaluar edhe Nordahl.

Kessie rivela: "L'aiuto di Ibrahimovic? Vi spiego come fa" - Pianeta Milan

Sakaq, mbi faktin se cili do të godasë penalltinë e radhë, Cassano u shpreh: “Çfarë Kessie thoni, penalltinë e radhës do ta godasë sërish ai”.

Në fakt, pas gabimit nga pika e bardhë në sfidën e fundit, gjiganti suedez tha për mediat (ndoshta me shaka), se penalltinë e radhës do t’ia lërë Kessie, nuk do t’i gjuajë më ai. Kjo gjë nuk besohet nga Cassano, që shton edhe diçka tjetër për egocentrizmin e 39-vjeçarit, golashënuesit më të mirë të Serie A aktualisht: “Nëse nuk stërvitesh fort si ai, Ibra të merr për veshësh…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu