Milani e mbajti gjatë verës por tani fati i Krunic duket i përcaktuar!

Paraqitjet e fundit të Rade Krunic nuk bindën aspak. Ish-mesfushori i Empolit u aktivizua nga Stefano Pioli në ndeshjet e Ligës së Evropës kundër Celtic dhe Sparta Prague në pozicionin e mesfushorit të qendrës.

Boshnjaku nuk ka shkëlqyer në një rol jo realisht të tijin.

Lojtari në të kaluarën ka dhënë më të mirën e tij si mesfushor dhe kur ai u vu në pikëpyetje, në këtë pjesë të parë të sezonit, si një mesfushor sulmues nuk zhgënjeu aq shumë.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, pozicioni i tij brenda Milan është duke u diskutuar. Krunic u ndalua nga Pioli në verë për shkak të fleksibilitetit të tij, por bllokoi blerjen e një mesfushori të ri.

E qartë se gjërat mund të ndryshojnë verën e ardhshme dhe ardhja e një mesfushori tjetër ose kthimi i Pobega, i cili po shkon aq mirë te Spezia, do ta shtynte Krunic larg Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu