Milani e kërkoi me ngulm, Everton bën prezantimin te Benfica

Ndonëse kërkohej nga Milani, sulmuesi anësor brazilian Everton Soares ka zgjedhur Portugalinë për të vijuar karrierën.

Ai ka bërë zyrtarisht prezantimin si futbollist i skuadrës së Benficës ku ka firmosur deri në vitin 2025.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili spikati me Brazilin në Copa America-n e 2019-ës, kishte ngjallur interesin e klubeve të shumta, por sot mbërriti në Lisbonë dhe hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Benficën për 4 sezonet e ardhshme.

“Dua të vesh fanellën e Benficës dhe të shkruaj historinë e këtij klubi”, tha futbollisti 24-vjeçar në fjalët e tij të para pas mbërritjes në aeroportin e kryeqytetit të Portugalisë, ku e pritën përfaqësues të klubit të Benficës, por edhe të mediave të ndryshme.

Klubi portugez vendosi të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e Gremios për kartonin e futbollistit, ndërsa brazilianët ruajtën edhe 10 % të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së tij në 2 sezonet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu