Milani e ka seriozisht për talentin francez, nisin negociatat: pengesa e vetme!

Milani e ka seriozisht për Kouadio Koné. Pasi kanë nisur kontaktet me agjentin e mesfushorit të lindur në vitin 2001 prej disa kohësh, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po përpiqen të kuptojnë se sa shanse kanë për ta rrëmbyer atë nga Toulouse, klubi që zotëron kartonin.

Lajmi i këtyre orëve të fundit është se drejtuesit kuqezi kanë filluar negociatat me klubin francez për t’u përpjekur t’i japin Stefano Pioli një zgjidhje të re për mesfushën.

Nuk është një negociatë e lehtë, sepse Koné është një nga lojtarët më interesantë në panoramën franceze dhe Toulouse tashmë kërkon rreth 15 milion euro, duke përfituar nga interesi i treguar për talentin e tyre nga ekipe të tjera evropiane, duke përfshirë Leeds të stërvitur nga Marcelo Bielsa.

Milan, i cili ka marrë raporte shumë pozitive mbi paraqitjet dhe potencialin e djaloshit, është i gatshëm të provojë konkretisht në këtë dritare transferimi: negociatat me Toulouse kanë filluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu