Milani e ka seriozisht për kapitenin e Ajax! Zbulohet oferta, garanton Paolo Maldini. Numrat e sezonit

Dusan Tadic është një nga objektivat e mundshëm për të forcuar sulmin e Milanit.

Pas përpjekjes së vitit të kaluar, Milani provon përsëri për sulmuesin serb.

Në kërkim të një lojtari me përvojë, cilësi dhe personalitet për të zëvendësuar Calhanoglu dhe për të përforcuar ekipin e Piolit, kuqezinjtë tashmë i kanë propozuar agjentit të lojtarit të datëlindjes 1988 një kontratë tre-vjeçare me vlerë 9 milion euro (bruto) për sezon (diçka e barabartë me 4.5 mln euro në sezon) dhe një pagë afërsisht e dyfishuar.

Një propozim sigurisht joshës, i cili demonstron me fakte interesin konkret të Djallit dhe detyrimisht e detyron Ajaksin të reflektojë dyfish për të ardhmen e sulmuesit.

A mund të bëjnë harkëtarët pa kapitenin e tyre? Dhe, në të njëjtën kohë, a mundet Tadic të refuzojë një ofertë të tillë?

Negociatat midis klubeve nuk kanë filluar ende, por Milani e ka seriozisht dhe Tadic është një profil për të cilin është i gatshëm të garantojë Maldini personalisht. Ai është aktualisht i lidhur me Ajax me një marrëveshje deri në vitin 2023.

Këtu, falë kontributit të redaksisë së Kickest, numrat e sezonit të kaluar te Ajax:

Eredivisie: 34 paraqitje, 14 gola, 18 asistime dhe 1 karton i verdhë.

Champions League: 6 paraqitje, 2 gola dhe 3 asistime.

Europa League: 6 paraqitje, 3 gola dhe 3 asistime.

Kupa Hollandeze: 5 paraqitje, 3 gola, 2 asistime dhe 1 karton i verdhë.

Gjithsej: 51 paraqitje, 22 gola, 26 asistime dhe 2 kartona të verdhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu