Milani dhe Pioli në ankth për Rebic, ja si paraqitet gjendja e kroatit dhe kur vendoset fati i tij!

Në funksion të derbit, Stefano Pioli ka rikuperuar më në fund dy futbollistë tepër të rëndësishëm për skuadrën e tij si Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Duarte vazhdon të jetë ende i infektuar dhe jo i shëruar totalisht me dy tamponë negativë. Sa i përket Matteo Gabbia, do të duhen të paktën 10 ditë që të mund të shpresohet në rikuperim.

Musaçhio dhe Conti janë ende të dëmtuar dhe nuk parashikohet kthimi i tyre deri përpara fillimit të nëntorit. Ndryshe është situata e Ante Rebic, pasi për sulmuesin ka ende pak shpresa që të paktën të thërritet në stol për sfidën derbi ndaj Interit të shtunën në mbrëmje.

Kroati, në rikuperim e sipër pas zhvendosjes së bërrylit të datës 27 shtator në transfertën ndaj Crotones, do t’i nënshtrohet kontrolleve të reja në ditët e ardhshme që do të përcaktojnë datën përfundimtare të kthimit të tij në grup.

Pritet që radiografia përcaktuese do të vijë ditën e mërkurë dhe nëse do të jetë një vizitë pozitive dhe mjeku do të japë “ok”, lojtari të enjten do të dalë në stërvitje me grupin, ashtu si edhe të premten, për të qenë gati për të paktën në stol ndaj Interit.

Ndryshe do të mungojë pasi nuk mund të rrezikohet sezoni për një ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu