Milani dhe Maldini “bëjnë tifo” për rënien e Torinos në Serie B: tre objektiva gati!

Merkato e Milanit për sezonin e ardhshëm do të bazohet sidomos në okazionet e ndryshme por edhe pjesëmarrja në Champions League, që do të shtonte dukshëm prestigjizin si kartvizitë për futbollistë të caktuar, pa harruar këtu arkëtimet që do të dyfishoheshin…

Veç kësaj, natyrisht, Maldini është duke ndjekur profile që nuk kanë shumë ankand dhe që po bëjnë mirë. Mes tyre, fokusi është te Torino dhe këtu – dashur pa dashur – rënia nga kategoria e klubit granata do të sillte mundësi të mëdha për të kryer operacione.

Së pari, duke rënë në Serie B, ekipi i presidentit Cairo, nuk do të mund të kërkonte shifrën që kërkon aktualisht për Meite që janë 8.5 mln euro dhe nëse do të kishte zbriste të konsiderueshme atëherë marrëveshja për ta konfirmuar do të vinte.

Por, të ndalemi te dy objektiva të tjerë. Sulmuesi Andrea Belotti, që është edhe kapiteni, nuk ka rinovuar ende dhe pret fundin e sezonit për të parë se si do të mbyllet. Belotti nuk do të pranonte kurrë të luante në Serie B një sezon dhe ndaj do të kërkonte largimin me të drejtë: Milani do të mund të investonte një shifër shumë më të vogël se sa konsiderohet tani, pra rreth 30 mln euro (një rast i ngjashëm me Bennacer kur ra Empoli nga kategoria)

Por, një tjetër profil interesant është ndjekur së fundmi dhe prej kohësh: bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Singo. Kuqezinjtë nuk do të paguajnë kurrë 20 mln eurot që kërkon Manchester United për Dalot dhe për afrikanin e Torinos mund të konsiderohej një investim rreth 10-11 mln euro.

Praktikisht, Milani dhe Maldini bëjnë tifo për rënien e Torinos nga kategoria dhe hapjen e një “supermarketi”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu