Milani debuton në kampionat, Maldini vijon merkaton! Kontakte të reja me objektivin e mbrojtjes

Ndeshja me Bologna, kampionati dhe starti i sezonit, por sidomos merkato. Sonte Maldini, Massara edhe Gazidis do të jenë në “San Siro” për sfidën e parë të Serie A 2020-21, por në mëngjes, drejtori teknik dhe ai sportiv kanë pasur një bisedë me rëndësi.

Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, sot kishte kontakte të reja midis drejtuesve kuqezi dhe agjentëve të Kris Ajer.

Milani dëshiron të dëgjojë agjentët e shtatlartit norvegjez për të qenë i azhornuar mbi situatën duke parë se lojtarin e Celtic  e kërkojnë edhe shumë klube të tjera, sidomos nga Premier League.

Mbrojtësi përfaqëson një nga alternativat për të përforcuar mbrojtjen e pasme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu