Milani “dashurohet” me nordikun, e këshillon Ibrahimovic! Por Bologna nuk dorëzohet

Ditët e fundit Mattias Svanberg është afruar te Milani nga burime të shumta. Mesfushori suedez 22-vjeçar duket se i pëlqen klubit kuqezi dhe siç duket ka qenë Zlatan Ibrahimovic ai që ia ka këshilluar.

Sipas disa thashethemeve, Frederic Massara ka biseduar me Walter Sabatini për të hetuar pistën. Të dy kanë punuar së bashku për vite me rradhë dhe e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Marrëdhëniet e shkëlqyera mund të lehtësojnë një negociatë të mundshme.

Sabatini, koordinator i zonës teknike të Bologna-s, në një intervistë dhënë Sky Sport mohoi thashethemet e qarkulluara:

“Të them të drejtën, Massara nuk më pyeti kurrë për Svanberg. Milani nuk e kërkoi lojtarin, klubet e tjera u interesuan. Sidoqoftë, talentet e Bologna-s nuk janë për shitje. Është një vendim i Presidentit Saputo”.

Skuadra e Sinisa Mihajlovic lufton për mbijetesën në Serie A dhe nuk dëshiron të shesë lojtarët më të mirë të pranishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu