Milani blindon talentin e sulmit! Kontrata e re si profesionist

Milani mendon për të ardhmen dhe sigurisht që ajo nis që tani, mes shumë futbollistëve që duhet të blindohen. E ndërsa çështjet Donnarumma dhe Calhanoglu janë ende në ajër, manovrat për rinovimet e Kessie dhe Calabria kanë nisur.

I pari fiton 2.2 mln euro dhe kërkon 5 mln euro për të rinovuar, duke qenë se është bërë padiskutim lideri i ekipit. Sa i përket mbrojtësit, nga 1 mln euro që fiton aktualisht nuk do të jetë problem që t’i bëhet 2 mln euro.

Por, zyrtarizimi i një rinovimi ka ardhur nga ekipi Primavera i Milanit, drejtuar nga Federico Giunti dhe që në fundjavën e shkuar mundi Lazio 3-1.

Emil Roback ka firmosur rinovimin e tij me Milanin deri në qershor 2026, pra duke u blinduar. Sulmuesi i talentuar suedez mbërriti verën e shkuar nga Hammarby i Zlatan Ibrahimovic (ku është bashkëpronar) dhe shihet si me prespektivë nga Milani pasi është ende 18 vjeç (i mbushi në 3 maj)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu