Milani blindon talentin e së tashmes dhe të ardhmes!

Në pritje të rinovimeve ose jo të Donnarumma dhe Calhanoglu, pasi i Ibrahimovic duket se është një bisedë e mbyllur dhe akord i gjetur (pritet zyrtarizimi këto ditë) Milani ka mbyllur një rinovim tepër të rëndësishëm për të ardhmen.

Kuqezinjtë blindojnë Giacomo Olzer. Përmes kanaleve të tyre zyrtare, Milani ka njoftuar zgjatjen e kontratës së sulmuesit të ri të ekipit Primavera.

Futbollisti i Rovereto, i cili do të mbushë 20 vjeç në 14 prill, është lidhur me Djallin deri më 30 Qershor 2023. Olzer është sigurisht një nga elementët më të mirë të Primavera të Federico Giunti.

Lojtari në njëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit Primavera 1 ka shënuar 6 gola, duke mbuluar rolin e krahut të djathtë dhe mesfushorit sulmues.

Tifozët kuqezi janë duke pritur, mbi të gjitha, për tre rinovime të tjera.

Tashmë javën e ardhshme duhet të jetë ajo e nënshkrimit të Zlatan Ibrahimovic. Marrëveshja me suedezin u arrit, pothuajse identike me shifrat aktuale, rreth 7 milion euro, dhe njoftimi zyrtar duhet të mbërrijë në ditët e ardhshme. Një sezon tjetër, pra, me sulmuesin 39-vjeçar.

Një situatë përfundimisht më e ndërlikuar është ajo e lidhur me Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Për turkun ndryshimi vazhdon të jetë në një milion euro, me kuqezinjtë që nuk do të donin të shkonin përtej 4 milionëve të propozuar.

Negociatat janë duke përjetuar një ngërç, por lajmet mund të vijnë në çdo moment pikërisht sepse distanca nuk është kaq e madhe.

Sa i përket Gigio Donnarumma, nyjet për t’u zgjidhur mbeten me të vërtetë të ndryshme: duke filluar me komisionin për Mino Raiola, por duhet të bëjmë llogaritë si për kohëzgjatjen e kontratës ashtu edhe për pagën.

Për Donnarumma, Milani është i gatshëm të arrijë deri në tetë milionë euro neto në sezon.

Kuqezinjtë do të dëshironin një kontratë të gjatë, prej 4-5 vjetësh, në mënyrë që të mos e gjenin veten të detyruar të negocionin përsëri pas një kohe të shkurtër.

Nga ana tjetër, agjenti do të priste një marrëveshje më të shkurtër me shifra më të larta: një kontratë 1-2 vjeçare për 10-12 milion euro neto.

Sidoqoftë, Raiola do të donte të kishte një rrugë shpëtimi në duart e tij që lejon klientin e tij të lirohet nga Milano me një çmim të volitshëm nëse nuk arrihen disa objektiva.

Gjithashtu për portierin lajmet mund të vijnë së shpejti. Thjesht duhet të presim, për të kuptuar se si do të dalin këto telenovela…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu