Milani blindon lojtarin e ekipit Primavera! Kontrata e re: “Jam i lumtur, falënderoj Maldini-n”

Milani po punon edhe për të rinjtë, duke shpresuar të ndërtojë kampionët e së ardhmes. Në këtë kuptim dhe filozofi, ka zyrtarizuar kontratën e re të një futbollisti pjesë e ekipit Primavera.

Po flasim për mbrojtësin Nosa Edëard Obaretin, te Milani që nga sezoni i kaluar. Obaretin është një mbrojtës qendror, gjithashtu i adaptueshëm në të majtë.

Mbrojtësi i datëlindjes 2003 i lindur në Forlì shprehu gjithë kënaqësinë e tij në një postim në profilin e tij në Instagram me foton me Maldinin dhe Massara dhe këtë mesazh:

“Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re dhe falënderoj Milanin për besimin që më kanë dhënë.

I falënderoj të gjithë ata që më mbështesin, tani koka ulur dhe punë”.

Kontrata e re e mbrojtësit duhet të jetë për katër vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu