Sezoni i deritanishëm i Fodé Ballo-Toure nuk është ashtu si pritej. Mbrojtësi senegalez i krahut i lindur në vitin 1997 u transferua në verë, për një shumë prej pak më shumë se katër milionë euro, për të plotësuar rolin e zëvendës Theo Hernandez.
Sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë, të jesh pas një prej mbrojtësve të majtë më të fortë në botë.
Për momentin ish-lojtari i Monacos ka nëntë paraqitje, shtatë në Serie A dhe dy në Champions League, për gjithsej 412 minuta të luajtura. Kufijtë taktike dhe teknike te treguar në fushë në paraqitjet e tij ishin evidente.
Në Champions League sigurisht që nuk bëri përshtypje as me Atletico Madridin dhe as me Porton. Në ligë, siç u përmend, nuk munguan mundësitë për t’u dukur.
Ai luajti vetëm 45 minuta me Interin, në vijën startuese, për shkak të skualifikimit të Theos: Pioli e la në dhomat e zhveshjes pas kartonit të verdhë dhe gabimit që shkaktoi penalltinë. Një episod i vështirë për t’u shpjeguar, i cili i zemëroi shumë fansat. Ballo-Toure megjithatë u detyrua të shlyente, të paktën pjesërisht, me një pritje mbi vijë, përpara se të largohej nga fusha.
Ballo-Toure ka pasur vështirësi edhe në rrethana të tjera, veçanërisht në fazën e mbrojtjes. Ai doli më mirë në një ndeshje, si kundër Bologna-s, ku u thirr të sulmonte dhe jo të mbrohej.
Një gjykim përfundimtar nuk do të ishte i saktë, edhe sepse historia e fundit e Milanit na mëson se shperthimi i një lojtari është gjithmonë afër. Mjafton të shohim rritjen e Dalotit apo atë të Rade Krunic kete sezon, totalisht ndryshe nga vjet e parvjet.
Prandaj është e nevojshme t’i jepet kohë Ballo-Toure, siç është bërë në të kaluarën me lojtarët e tjerë. Milani, ashtu si edhe trajneri i tij, nuk duket se ka dyshime për këtë dhe për këtë arsye, për momentin, nuk ka mundësi që lojtari të largohet nga kuqezinjtë në seancën e ardhshme të merkatos. Deri më sot, lamtumira e tij në huazim është për t’u përjashtuar!