Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Premier Ligës

Përveç qendrës së mbrojtjes, Milani kërkon një lojtar edhe për krahun e djathtë.

Në orët e fundit klubi duket se ka arritur një marrëveshje me Serzh Orienë.

28-vjeçari ka cilësitë e duhura për korsinë ku Konti dhe Kalabria kanë përfaqësuar gjithmonë një hallkë të dobët.

Pas akordit me afrikanin, kuqezinjtë do të duhet të bisedojnë me Totenhemin që ka një kontratë me lojtarin deri në verën e ardhshme.

Londinezët kërkojnë të paktën 20 milionë euro, teksa edhe trajneri Murinjo ka dhënë bekimin e tij për largimin e Oriesë.

Pretendimi i “Spurs” cilësohet disi i lartë duke qenë se mbrojtësi ka vetëm një vit kontratë, megjithatë te Milani nuk duan të nxitohen dhe njëkohësisht monitorojnë pistat Rojal (Barcelona kërkon 30 mln €) dhe Damfris për të cilin PSV-ja pret të arkëtojë 15-18 milionë euro.

Ky i fundit ka si menaxher Mino Raiolën që mund të lehtësojë bisedimet, megjithatë fjala e fundit do t’i takojë Paolo Maldinit, që për repartin e mbrojtjes është një njohës tepër ekspert.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu