Milanelo kthehet në stadium, Curva Sud feston me ekipin

Me stadiumet ende të mbyllura, të shpresojmë për pak kohë, tifozët janë të detyruar që të japin mbështetjen e tyre në distancë për skuadrat e zemrës. Dhe, përpara ndeshjes së sotme, asaj më të rëndësishmes që mbyll edhe kampionatin, Curva Sud e Milanit ka organizuar një grumbullim mëngjesin e djeshëm për të mbështetur kuqezinjtë.

Që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm tifozët e Milanit janë organizuar dhe janë mbledhur përpara dyerve të Milanelo. Ideja është që të mbështesin sa më shumë të munden ekipin e zemrës që dje në mëngjes nën brohoritjet e tyre ka lënë edhe qendrën sportive për t’u larguar në drejtim të Bergamos, atje ku sonte, në orën 20.45 do të vendoset edhe fati i Champions League.

Sic tregojnë edhe fotot, tifozët e Milanit janë mbledhur me flamuj dhe me banderola përpara Milanelo për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës me dëshirën e madhe që kjo e fundit t’iu bëjë një dhuratë duke u kualifikuar për në Champions në derbin e sotëm lombard.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu