Dolli dhe tortë gjigante për ditëlindjen e 40 -të të Ibrahimovic. Maldini e surprizon me dhuratën e veçantë (VIDEO)

Ditë festive dje në Milanello. Zlatan Ibrahimovic donte të festonte ditëlindjen e tij të 40 -të me shokët e tij të skuadrës dhe të gjithë ekipin, stafin dhe drejtuesit!

Por edhe në orët e fundit, shprehje të tjera dashurie për sulmuesin kanë mbërritur.

Milani ka publikuar, në rrjetet e tyre sociale, videon e festës surprizë të organizuar në fushën e Milanello spër ditëlindjen e Ibrës.

Klubi ka ngritur një tryezë të madhe në fushë, e kompletuar me një tortë gjigante kushtuar lojtarit.

“Gjithmonë IZ” dhe imazhi i stilizuar i Ibrahimovic shquhen në ëmbëlsirën e përgatitur enkas për këtë ditëlindje të veçantë. Të pranishëm në festim ishin edhe trajneri Pioli dhe menaxherët Maldini dhe Massara, si dhe sigurisht e gjithë skuadra e Milanit.

Gjithçka kaloi me dolli të zakonshme, me Zlatanin që mori një verë të veçantë nga klubi Rossoneri si dhuratë. Ajo datonte prej vitit 1981, pikerisht viti kur lindi Zlatan!

Me nje mesazh: “I dashur Zlatan, nje here na the se ishte si vera e kuqe. Per te festuar kete dite, te kemi zgjedhur nje vere te vitit kur ke lindur. Ashtu si ti, sa me shume kalojne vitet, aq me e mire behet. Gezuar ditelindjen Zlatan”.

Natyrisht që nuk kaloi shumë kohë që Ibra të hapte shishen e shampanjes me të qeshura dhe të ujiste mysafirët si zakonisht…!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu