Gjatë konfefencës së shtypit të dites se sotme, Drejtori Sportiv i Milanit Frederic Massara, ka folur edhe për të ardhmen e disa talenteve të rinj të Milanit.
Në veçanti për ata futbollistë që jane rritur në “çerdhen” e Milanellos, tashmë janë gati të debutojnë në futbollin e vërtetë dhe të hyjnë në skuadren e parë kuqezi.
Emri i parë që bëhet është ai i Tommaso Pobega, ish lojtar i Pordenones që dje ka rinovuar kontraten:
“Pobega-n duam ta shohim dhe ta vlerësojmë – ka thënë Massara – Ka ecur shumë mirë në huazim, tani e mbikqyrim për të kuptuar çfarë mund të na japë duke qëndruar”.
Ide të qarta rreth talenteve të tjerë nga shkolla Milan:
“Brescianini do të ikë në huazim me siguri, me shumë mundësi në Serinë B si Plizzari. Ndërsa Maldini dhe Colombo do të rrinë në dispozicion të teknikut”.
Pra klubi ka vendosur tashmë për kë të investojë direkt e kush duhet të bëjë eksperiencë diku tjetër.