Milan vijon të monitorojë futbollistin e Real Madridit

Milani vazhdon të studiojë profile të ndryshme për të forcuar mesfushen në sezonin e ardhshëm.

Sipas çfarë referon radioja spanjolle Cadena Ser, kuqezinjtë janë akoma duke monitoruar situaten e lidhur me Oscar Rodriguez Arnaiz.

Klubi kuqezi nuk është akoma i bindur plotësisht për operacionin dhe po qëndron në “dritare” në pritje për të kuptuar nëse dhe kur të veprojë.

Për momentin në krye për spanjollin është Getafe, gati për të ofruar 10 milionë plus 50% mbi shitjen e ardhshme për Real Madrid, që zotëron kartonin e lojtarit.

Por Los Blancos nuk lëvizin nga 20 milionë.

Në javët e fundit u bë i gjallë edhe Villarreal, por ka vendosur të braktisë marrëveshjen.

Në sfond mbetet edhe Schalke 04.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu