Milan-Verona, mungojnë një i kuq dhe një tjetër penallti për kuqezinjtë! Pse nuk ndërhyri VAR?

Milani frenon në shtëpi ndaj Verona-s në barazimin 2-2. Merr një pikë në minutat e fundit dhe pasi në pjesën e parë e pa veten shumë keq, duke pësuar dy gola të shpejtë dhe që ishin tronditës.

Edhe pse Kessie, në bashkëpunim me Magnani (devjim) gjeti golin e 1-2, në pjesën e dytë, pas një super dominimi kuqezi, dy golave të anuluar, një penalltie të gabuar dhe një tranverse nga Ibrahimovic, erdhi goli i 2-2.

Një ndeshje e luftuar ajo në “San Siro”, jo pa raste dhe emocione. Një ndeshje edhe me moviolë dhe episode të gjykuara nga arbitri Guida, që megjithatë e mbajti mirë.

e drejtë të anulohej goli i Calhanoglu për pozicion offside, po ashtu edhe ai i Calabria pasi prekja me dorë e Ibrahimovic sjell edhe avantazhin e asistit.

Por, ka edhe dy njolla që nuk u diskutuan shumë në fakt! Dhe këto lidhen me VAR dhe fushën. E para sepse mbrojtësi Lovato godet Kessie në zonë dhe Guida akordon penallti, por harron kartonin e verdhë.

Do të ishte i dyti për mbrojtësin dhe Verona do të mbetej me dhjetë futbollistë. Por, ka edhe një episod që nuk u fol aspak! VAR punoi shumë mirë te goli i anuluar i Calhanoglu dhe ai i Calabrias, por ku ishte Valeri kur topi i goditur nga Ibrahimovic te traversa e portës u kthye dhe ishte në kontroll të Leaos që u godit nga Tameze kur po përgatitej të gjuante topin.

Tameze nuk prek top por këmbën e portugezit, që më pas del edhe i dëmtuar nga loja. Me rregullore është penallti. Nuk e pa Guida, po Valeri te VAR?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu