Milan, Valencia dhe Barcelona bëjnë sondazhe për argjentinasin me eksperiencë!

Nuk është vetëm Milani në gjurmët e German Pezzella. Mbrojtësi argjentinas – për disa kohë në fokusin kuqezi – gjithashtu pëlqehet në Spanjë. “Djalli” dëshiron të forcojë prapavijën me një goditje tjetër, edhe pse ëndrra është Milenkovic por kushton mbi 35 mln euro!

Kjaer dhe Romagnoli, të pa lëvizshëm, nuk kanë asnjë alternativë në skuadër. Gabbia mbetet zgjedhja e parë, duke pasur parasysh dëmtimin e Musacchio, por vjen nga një sezon ngritjesh dhe uljesh! Duarte nuk bind!

Fiorentina-Milan, Pezzella: "Pioli come un padre. E' un grande allenatore"

Sigurisht që duhet dikush më gati. Pezzella, edhe pse 29 vjeç, është sigurisht një profil që do t’i shkonte për shtat Stefano Pioli, të cilin ai e njeh mirë.

Kuqezinjtë, megjithatë, nuk janë të vetmit në gjurmët e tij: sipas “Marca”, në Spanjë, Pezzella ka ngjallur interes edhe te Valencia dhe Barcelona madje!

Vlera e kartonit: 15 mln euro!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu