Milan, “tour de force” pas pushimit! 10 ndeshje në 1 muaj

Pas pushimit për ekipet kombëtare, Milani pritet të ketë një turne të vërtetë deri në Krishtlindje: nga 22 nëntori, dita në të cilën do të luhet Napoli-Milano, deri më 23 dhjetor, kur është planifikuar Milan-Lazio.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit do të përfshihen në 10 ndeshje në një muaj midis Serie A dhe Europa League.

Këtë e ka theksuar edhe trajneri në konferencën e djeshme për shtyp duke thënë se këto dy javë pushimi do të duhen për të rikarikuar energjitë, edhe pse shumica do të jenë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Milani do të rikuperojë dhe Musaçhion në mbrojte dhe do të vazhdojë stërvitjet me Gabbia, në mënyrë që ky i fundit të arrijë formën e tij më të mirë.

Kalendari në vazhdim

Napoli-Milano më 22 nëntor

Lille-AC Milan në 26 nëntor

Milan-Fiorentina më 29 nëntor

Milan-Celtic më 3 dhjetor

Sampdoria-Milan në 6 Dhjetor

Sparta Prague-Milan më 10 dhjetor

Milano-Parma më 13 dhjetor

Genoa-Milan në 16 Dhjetor

Sassuolo-Milan më 20 dhjetor

Milan-Lazio më 23 dhjetor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu