Milan, Tottenham ose derbi: Turi i dytë një “ferr” për klubet shqiptare

Teuta, Kukësi e Laçi iu gëzuan një ditë më parë kualifikimit në turin e dytë të Europa League, por për të kaluar më tej do të jetë një mision i pamundur.

Mjafton të shikosh listën e ekipeve me të cilat mund të përballen për ta kuptuar.

Tottenham dhe Milan janë mes klubeve që shorti mund t’u rezervojë tre ekipeve të Superiores dhe Renovës, klubit shqiptar i Maqedonisë së Veriut që u kualifikua një ditë më parë.

Klubet e Superiores rrezikojnë të përballen edhe me Shkëndijën e Tetovës, në një derbi mes shqiptarësh, apo edhe klube si Basel, Wolfsburg, Galatasaray, Granada, Reims e shumë të tjera të forta.

Skuadra e Ernest Gjokës është te favoritët, për shkak të koeficientit, por do t’u duhet pak fat në short, pasi ka mjaft rivalë të rrezikshëm si Osijek, Olimpija, Hammarby e Bodo-Glimt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu