Milan-Torino, arrihet marrëveshja ekonomike për Rodriguez

Marrëveshja ekonomike mes Milan dhe Torinos për transferimin e Ricardo Rodriguez është arritur.

Takimi i ndodhur dje ka shërbyer për të ulur distancat dhe të arrihet tek Po-ja e të dy palëve.

Klubi kuqezi do të fitojë 3 milionë euro plus bonuset, sipas asaj që shpjegon gazetari Gianluca Di Marzio i Sky Sport.

Janë dashur rreth 3 ora mbledhje për të arritur në një marrëveshje.

Edhe Paolo Maldini, që është kthyer nga Ibiza, ka marrë pjesë në diskutimet me Frederic Massara dhe drejtorin sportiv Davide Vagnati.

Sot duhet të vijë edhe ok-ja përfundimtare e Rodriguez, që me Torinon duhet të përfundojë detajet e fundit të kontratës.

Mbrojtësi i majtë zviceran mund të firmosë një kontratë tre vjeçare për rreth 1,5 milionë neto në sezon.

Milani po lirohet nga një lojtar që shkonte në skadencë në qershor 2021 dhe që nuk hynte në projektet e Stefano Piolit.

Tani Maldini dhe Massara do të provojnë të shesin edhe Diego Laxalt që të marrin një anësor të majtë që të mund të zevëndësojë Theo Hernandez, titullar i padiakutueshëm i fashës së majtë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu