Milan-Tonali/ Vjen konfirmimi edhe nga Elliot

Gjithmonë e më shumë po shihet te kuqezinjte ardhmja e Sandro Tonali-t.

Sipas te dhënave nga Peppe Di Stefano nga Sky Sport marrëveshja po bëhet realitet.

Sot i dërguari në Milanello ka theksuar se kuqezinjtë janë duke pregatitur oferten për talentin e Brescia-s, duke përfituar nga faza e ngecjes në marrëveshjen me Interin.

Një operacion i ndërkikuar por i mundshëm, sidomos pas miratimit të Elliott Management.

Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar ok-në e pronarëve që të veprojnë, të cilët duhet të kenë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për blerje të shtrenjta.

Klubi ka rrugen e lirë për të negociuar si me Brescia-n ashtu edhe me agjentët e Tonali-t, i cili duhet të jetë pa dyshim i tërhequr nga ideja për të luajtur në skuadren për të cilen ka qenë tifoz që kur ishte fëmijë.

Marrëveshja Milan -Tonali sigurisht që nuk do të mbyllet sot apo në orët e afërta. Por Milani e ka seriozisht, marrëveshja mund të bëhet e gjallë, nëse e lejon Inter-i.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu