Milan, tjetër tradhti? “Ashtu si Calhanoglu i ofrohet Interit por edhe Juventusit…”

Rinovimi i Franck Kessie nuk arrin. Mesfushori do të shohë që kontrata e tij me Milanin të përfundojë më 30 qershor. Deklaratat e korrikut të kaluar, në Japoni, tashmë i ka fryrë era.

Mesfushori, i cili ftoi tifozët të ishin të sigurt per qendrimin, nuk rregulloi asgje, siç kishte premtuar. Në të vërtetë, kërkesat e tij janë shtuar dhe rinovimi duket gjithnjë e më e komplikuar.

Deri më sot, në mënyrë të pashmangshme, ekziston një pesimizëm, edhe sepse Milani nuk ka gjasa të përmirësojë ofertën me 6/6.5 milion euro neto, përfshirë shpërblimet, në sezon. Kessie do të donte të paktën 8 mln euro dhe në tryezë do të ishte propozimi i PSG, i cili prek shifrat e dyfishta…

Por Atangana vazhdon të shikojë përreth, në kërkim të ofertës më të mirë. Siç tregon Alessandro Jacobone, në profilin e tij në Twitter, do të kishte pasur një kontakt midis Ausilio dhe Atangana.

Eshtë e vështirë të kuptohet se si Interi mund të plotësojë kërkesat e agjentit, i cili gjithashtu e propozoi atë te Juventusi. Prandaj Kessie rrezikon të ketë të njëjtin fat si Hakan Calhanoglu. Tifozët e Milanit janë gati të përjetojnë një tradhti tjetër…

Klubi kuqezi ka treguar se ata mund të ecin përpara me kokën lart, çfarëdo zgjedhje që kanë bërë lojtaret e tyre. Sandro Tonali, për shembull, tashmë ka fituar vendin e titullarit, por goditjet e reja janë gati të vijnë nga merkato për të forcuar mesfushën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu