Milan, takim me agjentin e Calhanoglu pas 15 gushtit

during the Serie A match between AC Milan and Brescia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 1, 2019 in Milan, Italy.

Jo vetem Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma, Milani do të duhet të rinovojë edhe kontraten e Hakan Calhanoglu.

Skadenca është e fiksuar për qershor 2021, pra është e nevojshme sa më shpejt një marrëveshje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, takimi mes drejtuesve kuqezinj dhe agjentit Gordon Stipic duhet të ndodhë pas 15 gushtit.

Ka besim në arritjen e një dakortësie mbi kontraten e re.

Calhanoglu ka shprehur dëshiren për të qendruar tek Milan.

Ka ambicie të luajë në Champions League dhe shpreson ta bëjë me bluzen kuqezi.

Pritet një vlerësim ekonomik nga ana e shoqërisë pas një 2020-te shumë të mirë, por e di se duhet të bëjë akoma në shumë.

Aktualisht ish lojtari i Bayer Leverkusen ka rreth 2,5 milionë euro të ardhura në vit neto dhe mundësisht Milani do të japë një rritje prej 3 milionësh.

Mbetet per t’u kuptuar nëse do të ketë bonuse të lidhura me objektivat personale dhe të skuadres.

Ka një paqartësi rreth prezencës se një klauzole në rast mos kualifikimi në Champions League.

Pas 15 gushtit skenari pritet të jetë më i qartë.

Milani pritet të “blindojë” turkun, të cilit nuk i mungojnë kërkesat nga jashtë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu