Milan, takim i papritur me ish-arbitrin Rocchi! Tema e diskutimit

Siç raportohet nga Sky Sport sot një mysafir i papritur mbërriti në Milanello. Ishte Gianluca Rocchi, ish-gjyqtar i Serie A.

Rocchi u largua nga fushat e lojës në fund të sezonit të kaluar. Sot ai mban rolin e ambasadorit të AIA-s, duke u marrë me marrëdhëniet midis shoqatës së arbitrave dhe klubeve të ligës së lartë.

Drejtuesit e Milanit kanë diskutuar me Rocchi disa vendime të gjyqtarit në lidhje me javët e fundit. Në veçanti, sipas “Sky” u fol për ndeshjen kundër Romës dhe drejtimin e shumë diskutuar të Giacomelli.

Një takim prej rreth gjysmë ore ku morën pjesë Maldini, Massara dhe gjithashtu CEO Gazidis.

Rocchi e siguroi klubin për besimin e mirë të vendimeve të gjyqtarëve dhe për përdorimin më të detajuar dhe mbështetës të VAR, i cili ishte praktikisht inekzistent në Milan-Roma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu