MILAN SYNON AUBAMEYANG-un E RI QË LUAN NË FRANCË

Një sulmues i jashtëm dhe i një kualiteti absolut për Milanin.

Një pistë “flakë e re” vjen nga Franca.

Sipas portalit Le10sport.com, klubi kuqezi ka përgatitur terrenin për Denis Bouanga.

Bëhet fjalë për sulmuesin që luan në Saint-Etienne.

Lojtari I lindur në vitin ‘94 vjen nga një sezon shumë i mirë në Ligue 1: 26 prezenca dhe 10 rrjeta për Bouanga.

Jo rastësisht futbollisti shpesh krahasohet me Pierre-Emerick Aubameyang.

Flitet për një vlerësim prej 12 milionë eurosh për Bouanga.

Por janë disa klube konkurrente që kanë lëvizur kohët e fundit për të: edhe Everton, Valencia, Betis Siviglia dhe Rennes po mundohen të bindin Saint-Etienne të lënë të ikë “xhevahirin” e tyre.

Milani, pëveç Bouanga-s, po dialogon prej kohësh me shoqërinë franceze edhe për mbrojtësin Ëesley Fofana.

Një dopio pistë konkrete dhe e mundshme, duke qenë se Saint-Etienne ka nevojë për të ardhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu