Milan siguron sherbimet e trekuartistit suedez. Lojtari ne Milano per vizitat mjekesore

Tashme nuk eshte nje mister qe Milani po perqendrohet tek te rinjte dhe se fundmi kuqezinjte kane siguruar sherbimet e talentit suedez, 16 vjecar, ashtu sic e raportoi dhe Sky Sport.

Lukas Bjorklund tani ndodhet ne Milano ku do t’iu nenshtrohet vizitave mjekesore dhe nenshkruaje kontraten e re me kuqezinjte.

Bjorklund me kombesi suedeze, eshte nje trekuartist qe luan per Malmoe, skuader ne te cilen u rrit Zlatan Ibrahimovic. Fizikisht i eshte i gjate 1.85 m, por ai ben pershtypje mbi te gjitha per aftesite e tij teknike dhe per vizionin e lojes qe ka.

Milani e ka ndjekur vazhdimisht djaloshin e talentuar dhe per te siguruar sherbimet e tij mposhti konkurrencen e Interit, Bologna-s dhe Udinezes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu