Milan shtyn per Jovic. Dy rruget per te realizuar goditjen

Milani vazhdon te shtyje per Luka Joviç. I ri, i talentuar dhe pervoje te rendesishme nderkombetare, nje profil te cilin Elliot e pelqen shume. Ne kete menyre, pas blerjes se Theo Hernandez, djalli eshte gati te trokase serish ne dyert e madrileneve.

Siç raporton Corriere dello Sport, sulmuesi serb eshte emri me i “nxehte” ne rast te lamtumires se Zlatan Ibrahimoviç, por per te mberritur tek ai kuqezinjte do te provojne dy rruge. E para do te ishte blerja me nje cmim disi me te ulet se 60 milion euro qe Los Blancos shpenzuan per serbin, pra rreth 40 milion euro, duke i ofruar Realit te drejten e riblerjes ne te ardhmen. Rruga e dyte qe Milani parashikon te shfrytezoje per te marre sherbimet e serbit eshte huazim dyvjecar me te drejte blerjeje.

Ne anen tjeter, ai qe do te bente me te lehte realizmin e ketij operacioni eshte Fali Ramadani, agjenti i lojtarit, nder te tjera dhe i Ante Rebic. Kroati dhe serbi ishin nje dyshe fantastike tek Frankfurti dhe agjenti mund te risjelle ne skene performancen e tyre tashme ne ambientin kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu