
Ideja e fundit për repartin e sulmit vjen nga Turqia.
Milani është në kërkim të një lojtari të aftë të luajë trekuartis por mbi të gjitha në pjesën e jashtme ku Castillejo dhe Saelemaekers nuk kanë bindur plotësisht.
Klubi kuqezi, sipas ajansspor.com, mund t’i ketë prezantuar një ofertë zyrtare për klasin 1999, Abdulkadir Omur.
Milani ka ofruar në tavolinë të Trabzonspor plot 20 milionë euro, për t’u paguar në dy pjesë.
Ofertë që vështirë që do të gjejë një përgjigje pozitive nga klubi i Trabzonspor, që i ka thënë jo edhe 23 milionëve të ofruara nga Benfica./milanclubalbania.al/