Milan, së shpejti oferta për rinovimin e Theo Hernandez: kontrata aktuale skadon në 2024

Pas Donnarumma dhe Calhanoglu, Milani gjithashtu rrezikon të humbasë me zero Franck Kessie, negociatat e rinovimit të të cilit duken gjithnjë e më të komplikuara.

Për të shmangur raste të tjera si këto, te Milani drejtuesit nisin të mendojnë menjëherë për zgjatjen e kontratës së Theo Hernandez që skadon në 2024.

Francezi, i cili mbërriti në verën e vitit 2019 nga Real Madrid për 22 milionë euro, tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore evropiane, të gatshëm për të vënë shifra të majme rrogash në pjatë.

Për momentin, mbrojtësi fiton 1.5 milion euro, një shifër mjaft e ulët kur merret parasysh performanca e tij shumë e lartë në dy sezonet e fundit. Rroga e re mund te jete 4.5 mln euro bashke me bonuse.

Drejtuesit e Milanit do të duhet të fillojnë të flasin me të për rinovimin së shpejti sepse një lojtar si ai duhet të jetë i blinduar sa më shpejt të jetë e mundur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu