Milani vazhdon të mendojë për Sandro Tonalin.
Sipas Sportmediaset, mbi mesfushorin është gjithmonë në avantazh Interi, por kuqezinjtë shpresojnë të arrijnë ta sjellin përpara në skuadren e Stefano Piolit.
Kërkesa e Brescia-s është e palëvizshme dhe sillet rreth 32 milionë eurove plus bonuset.
Milani për momentin, nuk dëshiron të shpenzojë me shumë se 25 milionë.
Zgjidhja mund të ishte ajo e një huaje me detyrim pagese, duke rritur propozimin me disa milionë.
Hezitimet e Interit po e favorizojnë dialogun mes Milan dhe Brescia-s, që janë bërë gjithmonë e më të afërta këto ditë.
Kuqezinjtë shpresojnë ta mbyllin sa më shpejt çështjen e rinovimeve për tu përqëndruarmë pas tek blerjet./milanclubalbania.al/