Milan/ Reina dhe Begovic ikin, nis gjuetia për zëvendësin e Donnarumma-s

Milani ka si qëllim të “blindojë” me kontratë Gianluigi Donnarumma, por nuk ka akoma marrëveshje të plotë me Mino Raiola.

Duhet zgjidhur klauzola përfundimtare që agjenti do.

Shoqata kuqezi me agjentin e njohur do të duhet të përcaktojë edhe situaten e Antonio Donnarumma, portieri i tretë që percepton të ardhura prej një milionë euro në vit.

Sipas të përditshmes Tuttosport, do të jetë e nevojshme të merret edhe nje zevëndësues i Gigio.

Milani ka vendosur të mos e blejë Asmir Begovic, i ardhur në janar hua dhe që do kthehet tek Bournemouth.

Rihyn në Milanello, Pepe Reina pas muajve të kaluara në Aston Villa. 

Isha lojtari i Napolit do të duhet të flasë për të ardhmen e tij me shoqërinë, që do të donte t’i kursente të ardhurat prej rreth 3 milionë eurove të parashikuara nga kontrata e tij.

Reina përfundon kontraten në qershor 2021 dhe ekziston mundësia konkrete që mund të ikë.

Me shumë vështirësi Milani do të mbajë një zevendësues të Donnarumma-s me një rrogë kaq të lartë.

Tuttosport nuk e përjashton 100%, por mundësia është se portieri gati 38-vjeçar në fund do të ikë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu