Milan-Rebic, operacioni kryevepër nga Maldini me vetëm 500 mijë euro! Fiorentina e tërbuar

Një ndër misteret e merkatos që Milan kreui në verë ishte blerja e plotë e Ante Rebic nga Frankfurt. Një marrëveshje që u bë zyrtare pasi Eintracht njoftoi se ata kishin blerë André Silva.

Në verën e vitit 2019, të dy klubet kishin shkëmbyer lojtarë me formulën e huazimit pa të drejtë blerje për dy vite.

Pas një viti, drejtuesit e dy klubeve ishin të kënaqur me performancën e dy sulmuesve dhe më pas gjetën një marrëveshje për t’i mbajtur ato.

Shifrat e transaksioneve nuk u zbuluan asnjëherë nga klubet. Detajet do të dihen zyrtarisht vetëm kur të miratohen pasqyrat financiare për vitin 2020/2021.

Sidoqoftë, nga Gjermania gazeta Bild bëri një zbulim të rëndësishëm.

Në fakt, Eintracht Frankfurt ka paguar 3 milion euro për blerjen përfundimtare të André Silva.

Nga ana tjetër, Milani i pagoi 5 milion klubit gjerman për të blerë Rebic. Nga këta 5 milion, 2.5 përfunduan në arkat e Fiorentinës sipas një marrëveshje të vjetër me Eintracht që daton që kur u shit sulmuesi kroat (vjollcët kishin 50% të kartonit në rast rishitje).

Sigurisht në Milano dhe Frankfurt  mund të jenë të kënaqur me marrëveshjen. Në Firence ndihen të mashtruar, duke marrë parasysh që ata prisnin që 50% e rishitjes së Rebic të korrespondonte me një shumë shumë më të madhe.

Milan dhe Eintracht kanë vendosur të mbajnë vlerësimet e Ante dhe André Silva të ulëta, kështu që Fiorentina ka mbledhur një shifër që sigurisht është më e ulët se vlera reale e kroatit.

Praktikisht, tani Milani ka një futbollist që i ka kushtuar vetëm 500 mijë euro, duke hequr diferencën e shitjes së Andre Silva te Frankfurt dhe pagesën ndaj Fiorentina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu