Milan?, Ragnick: “Kemi patur kontakte por nuk ka marreveshje”

Nje nga ceshtjet qe eshte perfolur shume per kampin kuqezi dhe qe solli edhe prishjen e ekuilibrave ne klub me largimin e Boban, eshte pikerisht  posti i trajnerit. Shume nga mediat italiane kane percjelle per nje marreveshje te arritur mes gjermanit Ragnick dhe Ivan Gazidis, por eshte aluduar shpesh nese ai do te ishte vetem trajner, apo do te kishte nje rol te dyfishte si drejtor sportiv dhe pankinen e Milanit.

Por pikerisht per kete skenar ka folur vete menaxheri aktual i ekipeve te Red Bull, Ralf Ragnick, per televizionin gjerman MDR, ku ka mohuar kategorikisht qe eshte arritur nje marreveshje.

Ragnick: “Nuk ka asgje te vertete ne lidhje me marreveshjen time te arritur me klubin e Milanit. Kishte kontakte ne te kaluaren, por asgje konkrete “.

Figura e Ragnick kenaq politiken e Elliot dhe CEO-s te Milanit, Gazidis, kjo nuk eshte nje mister, por pas fjaleve te fundit te gjermanit dhe momenti aktual i ndalimit te zhvillimeve futbollistike per shkak te pandemise se koronavirusit nuk ndihmojne ne permbushjen e ketij objektivi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu