Milan-Ragnick, intensifikohen raportet. Buxhet 75 milione euro per gjermanin

Raporti mes Ralf Ragnick dhe kryesise se Milanit sa vjen e perforcohet pas komunikimeve pothuajse te perditshme mes dy paleve.

La Gazzeta dello Sport ben me dije se menaxheri teknik gjerman, ka zhvilluar bisedime nepermjet video-konferencave si me Gordon Singer ashtu edhe me Ivan Gazidis. Ne bisedat mes paleve eshte diskutuar mbi buxhetin qe klubi do t’i vinte ne dispozicion teknikut gjerman, ne rast se arrihet akordi.

Ne para-marreveshjen e 23 dhjetorit te vitit te kaluar, fondi Elliot do te vinte ne dispozicion nje investim prej 100 milione euro. Por kriza e koronavirusit ka ndikuar edhe tek arkat e klubit cka ka bere qe shifra qe Milan do te vere ne dispozicion te Ragnick do te jete 75 milione euro, plus duke marre ne konsiderate edhe perfitimet nga ndonje shitje e mundshme nga radhet e kuqezinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu