Milan, prapaskena Adli! “The Athletic”: Do të zëvendësojë largimin e madh, por jo Kessie!

Ndoshta goditja më intriguese e verës 2021 e shënuar nga Milani ka të bëjë me të ardhmen. Lojtarë të rëndësishëm si Maignan ose Giroud mbërritën për momentin, por ka kuriozitet dhe shpresë të madhe për ardhjen e Yacine Adli.

Një mesfushor i talentuar, i cili ka marrë shumë lëvdata në Francë. Ai u rrit në Akademine e lulëzuar të PSG dhe shpërtheu te Bordeaux.

Lojtari i datelindjes 2000 do të ketë një vit më shumë për tu përmirësuar dhe pjekur para hapit të madh drejt San Siro.

Milani është përshpejtuar në ditët e fundit të merkatos, duke i dhënë përparësi këtij nënshkrimi në funksion të vitit 2022. Adli ka kushtuar rreth 10 milionë euro dhe do të jetë një nga fuqizimet e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Por pse Milani donte të mbyllte menjëherë blerjen e tij?

Një përgjigje për këtë kërkesë vjen nga revista britanike “The Athlethic”. Sipas medias angleze, Milani tashmë ka një plan për mesfushën, e cila mund të ndryshojë pjesërisht fytyrën në sezonin 2022-2023.

Shtimi i Adlit nga qershori tjetër nuk do të shërbejë vetëm për t’i dhënë cilësi dhe rini linjës së mesit, por edhe për të kompensuar një largim të mundshëm. Kjo nuk është lamtumira e ardhshme e Franck Kessie, në qendër të telenovelës e lidhur me rinovimin e kontratës. Por për atë të shokut të tij Ismael Bennacer.

Për sa i përket moshës, statistikave dhe cilësisë së lojës, Bennacer dallohet nga The Athlethic si një nga mesfushorët “ckack” të merkatos se transferimeve 2022. Algjeriani tashmë është hetuar kohët e fundit nga klubet ndërkombëtare, por ka nga ata që thonë se Milan mund ta sakrifikojë atë per 50 milionë euro, ose ndryshe e thene shifra e klauzolës së lirimit të tij.

Një shitje e dhimbshme, por e mundshme sipas informacioneve të fundit, me Premier League të gatshëm për ta mirëpritur atë pas një dështimi te Arsenal në të kaluarën. Iken Bennacer dhe vjen Adli, i cili ka karakteristika të ndryshme fizike, por që mund të zërë vendin e algjerianit si një mesfushor cilësie dhe gjeometrie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu