Milani dhe Real Madridi historikisht kanë patur raporte të mira.
Vitin që kaloi Paolo Maldini ka vizituar Florentino Perez për të folur për ndonjë futbollist; pak ditë më vonë, në një takim në Ibiza, drejtori teknik kuqezi ka mbyllur për Theo Hernandez, që doli pika më e rëndësishme e merkatos në këto vitet e fundit për Milanin.
Tani “Diajtë” duan të përsërisë atë tip operacioni, domethënë: të marrë nga Reali ndonjë tepricë, me çmim të ulur, që mund t’i shërbejë Stefano Piolit.
Janë të ndryshëm emrat në dalje nga skuadra e Zidane, dhe Milani i mban nën mbikqyrje.
Të shohim cilët mund të jenë profilet e duhura.
Në javen e parë të shtatorit, shkruan Calciomercato.com, mund të ketë një takim mës Milanit dhe Real Madridit për të folur për marrëveshje të mundshme.
Maldini i ka vënë sytë Oscar Rodriguezit, trekuartist i vitit 1998.
Merkato e Milanit, aks me Realin: Jo vetëm Jovic
Çmimi i kartonit është rreth 20 milionë euro por Real Madridi gjithsesi dëshiron të mbajë kontrollin mbi futbollistin.
Ka mundësi futja e një klauzole riblerjeje, edhe pse, siç kemi parë në këto vite, këto tip operacionesh nuk janë të mirëpritura nga Elliott Management.
Në sfond mbetet gjithmonë Luka Jovic, sulmuesi serb i dalë pak nga radarët e Milanit pas heqjes dorë nga Rangnick.
Me qëndrimin e Ibrahimovic, ardhja e tij është gjithmonë e më e komplikuar, por është një pistë për t’u ndjekur.
Goditja si Theo Hernandez mund të jetë Brahim Diaz.
I vitit 1999, Real Madridi e ka blerë vitin që kaloi nga Manchester City.
Nuk ka patur shumë hapësirë por cilësitë e këtij futbollisti janë në vëmendjen e të gjithëve.
Ka të bëjë me një mesfushor sulmues, perfekt për tre rolet në 4-3-2-1.
Mund të jetë ai intuita e re e Maldinit.
Sipas Trasfermarket, çmimi i kartonit është “vetëm” 13 milionë.