Milan po mendon zgjatjen e kontrates me Donnarumma!

Milan dhe Raiola jane gati te ulen ne bisedime serish per rinovimin e kontrates me portierin kuqezi deri me 2024. Raiola per here te fundit ka qene ne Casa Milan kur debati me Mirabelli gati sa nuk shkeputi lidhjen perfundimtare midis paleve duke firmosur largimin e portierit te ri italian.

Portierit te Milan i skadon kontrata ne 2021 dhe lojtari kerkon te vazhdoje te stervitet ne Milanello dhe drejtuesit kerkojne vazhdimin e kontrates dhe kjo eshte nje baze e mire ku bisedimet te nisin te qeta. Leonardo eshte gati te rrise pagen me 1 milion euro duke e cuar ate ne 7, duke pare largimin e te vellait Antonio ne fund te sezonit i cili merr 1 milion euro nuk do te kishte ndryshim ne arken e klubit. Por jemi vetem ne fillim, palet do te takohen dhe synimi klubit eshte qe portieri Donnarumma te behet flamuri i kuqezinjve ne te ardhmen..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu